Rritja e vazhdueshme e trafikut të pasagjerëve e pozicionon TIA ndër aeroportet me performancën më të mirë në Europë, duke dëshmuar zhvillimin dinamik të aviacionit civil në Shqipëri.
AKISA vlerëson këtë arritje si një tregues të rëndësishëm të forcimit të lidhjeve ajrore dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit në rajon.