RRETH NESH
Autoriteti Kombëtar I Investigimit dhe Sigurisë për Operimin e Aviacionit Civil është një organizatë e pavarur e dedikuar sigurisë së aviacionit dhe parandalimit të aksidenteve dhe incidenteve në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Ky objektiv ka për qëllim të përmirësojë sigurinë e Aviacionit Civil, duke garantuar një nivel të lartë të efikasitetit, përshtatshmërisë dhe cilësisë së investigimeve të sigurisë së Aviacionit Civil. Objektivi i vetëm është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve në të ardhmen, pa përcaktuar fajësi apo përgjegjësi, duke përfshirë kështu krijimin e një Rrjeti Evropian të Autoriteteve të Investigimit për Sigurinë në Aviacionit Civil. Kjo rregullore parashikon, gjithashtu, rregulla në lidhje me disponueshmërinë në kohë të informacionit, në lidhje me të gjithë personat dhe mallrat e rrezikshëm në bordin e një avioni të përfshirë në një aksident, si edhe ka për qëllim përmirësimin e ndihmës për viktimat e aksidenteve ajrore dhe të afërmit e tyre.
MISIONI
Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil është themeluar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 100, pika 2, e 101, të ligjit 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Autoriteti i Investigimit ka si mision përmirësimin e sigurisë ajrore dhe parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve, nëpërmjet investigimit të tyre dhe nxjerrjes së shkaqeve, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Investigimi i aksidenteve dhe i incidenteve të rënda kryhet nga AKISA (safety) në Aviacionin Civil, në varësi të Ministrit përgjegjës për transportin.
AKISA mund të bashkëpunojë me shtete të tjera për kryerjen e investigimeve të tilla, mund të delegojë detyrën e kryerjes së një investigimi mbi një aksident ose incident të rëndë tek një Autoritet homolog i një shteti tjetër, në varësi të një marrëveshjeje të përbashkët dhe do të mundësojë kryerjen e procesit të investigimit nga ky autoritet tjetër. Autoriteti investigon edhe aksidente apo incidente të rënda, që përfshijnë avionë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë apo që operohen nga një sipërmarrje e vendosur në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë ndodhur jashtë territorit të saj, kur hetime të tilla nuk kryhen nga një shtet tjetër.
Çdo investigim i sigurisë do të pasohet nga një raport, në një formë të përshtatshme për llojin dhe rëndësinë e aksidentit ose incidentit të rëndë. Raporti i referohet vetëm qëllimit të investigimit të sigurisë është parandalimi i aksidenteve dhe i incidenteve në të ardhmen, pa përcaktuar fajin apo përgjegjësinë. Përpara publikimit të raportit përfundimtar, Autoriteti i Investigimit do të kërkojë komente nga autoritetet e interesuara, duke përfshirë EASA-n.
Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil do të bëjë publik raportin përfundimtar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe nëse është e mundur brenda 12 muajve nga data e aksidentit apo incidentit të rëndë.
PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PUBLIKIME
RAPORT MBI AKSIDENTET
Raportimi i një aksidenti ose incidenti të rëndë vlen për cilindo person të përfshirë që është i vetëdijshëm për një aksident ose incident të rëndë në të cilin është përfshirë një aeroplan me ose pa pilot duhet të njoftojë menjëherë këtë ngjarje Autoritetit të Investigimit.