Me Kryeministrin Edi Rama në kantierin ku po ngrihet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës. Po punohet paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale. Po ecim sipas grafikut të përcaktuar, ndërkohë që kemi nisur nga puna edhe me trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror të cilët do të shërbejnë në këtë aeroport. Shqipëria do të ketë shumë shpejt aeroportin e tretë ndërkombëtar, si një mundësi më shumë për të aksesuar më shpejt e më lehtë vendin tonë, por edhe një urë lidhëse të re me vendet e tjera.