Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil
është themeluar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 100, pika 2, e 101, të ligjit 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Autoriteti i Investigimit ka si mision përmirësimin e sigurisë ajrore dhe parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve, nëpërmjet investigimit të tyre dhe nxjerrjes së shkaqeve, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Investigimi i aksidenteve dhe i incidenteve të rënda kryhet nga AKISA (safety) në Aviacionin Civil, në varësi të Ministrit përgjegjës për transportin.
AKISA mund të bashkëpunojë me shtete të tjera për kryerjen e investigimeve të tilla, mund të delegojë detyrën e kryerjes së një investigimi mbi një aksident ose incident të rëndë tek një Autoritet homolog i një shteti tjetër, në varësi të një marrëveshjeje të përbashkët dhe do të mundësojë kryerjen e procesit të investigimit nga ky autoritet tjetër. Autoriteti investigon edhe aksidente apo incidente të rënda, që përfshijnë avionë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë apo që operohen nga një sipërmarrje e vendosur në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë ndodhur jashtë territorit të saj, kur hetime të tilla nuk kryhen nga një shtet tjetër.
Çdo investigim i sigurisë do të pasohet nga një raport, në një formë të përshtatshme për llojin dhe rëndësinë e aksidentit ose incidentit të rëndë. Raporti i referohet vetëm qëllimit të investigimit të sigurisë është parandalimi i aksidenteve dhe i incidenteve në të ardhmen, pa përcaktuar fajin apo përgjegjësinë. Përpara publikimit të raportit përfundimtar, Autoriteti i Investigimit do të kërkojë komente nga autoritetet e interesuara, duke përfshirë EASA-n.
Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil do të bëjë publik raportin përfundimtar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe nëse është e mundur brenda 12 muajve nga data e aksidentit apo incidentit të rëndë.