AKISA merr pjesë në mbledhjen ndërinstitucionale për rishikimin e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Më datë 26 qershor 2025, nën drejtimin e Zëvendësministres së Mbrojtjes, znj. Blerina Abrazhda, u zhvillua mbledhja e grupit të punës ndërinstitucional për rishikimin e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të urdhrit të Kryeministrit.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga institucionet kyçe që luajnë rol në reagimin ndaj incidenteve ajrore dhe detare. AKISA, si Autoriteti përgjegjës për hetimin e sigurisë në aviacionin civil, ishte e pranishme për të kontribuar me ekspertizën e saj në përmirësimin e strukturave të reagimit në raste emergjencash.

Qëllimi kryesor i këtij procesi është forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimi i mekanizmave ekzistues të reagimit, duke siguruar një plan të përditësuar dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit ajror dhe detar.

AKISA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të garantuar sigurinë në aviacionin civil dhe për të kontribuar aktivisht në ndërtimin e një sistemi kombëtar të koordinuar dhe efektiv për menaxhimin e incidenteve.

https://www.instagram.com/p/DL7RJSeoAnB/?igsh=MWk2cGE4eDVucWE1bQ%3D%3D&img_index=1