Drejtori i Përgjithshëm i Akisa z. Genc Resuli, sëbashku me Inspektorin Taulant Seferi, zhvilluan sot një takim me Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim Shpëtimit Kolonel Fiqiri Hoxha për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi institucional.
Në takim u diskutua lidhur me planin e korrektimit te ICAO. Gjithashtu për fushën e bashkëpunimit për implementimin e harmonizimin e kërkesave të anekseve 12 & 13 të ICAO dhe nevojën për kualifikimin e burimeve njerëzore të afta për t’iu përgjigjur zbatimit të standardeve e praktikave më të mira të SRP të ICAO dhe Encasia.